/2L ONLINE/ – Në shkollën fillore “Hysen Terpeza” ne Terpeze, një ekip mjekësor I QKMF-së në Viti, ka mbajtur një ligjëratë lidhur me pasojat dhe dëmet që i shkakton pirja e duhanit.
Dr.Vjollca Kadolli-Halili, ka theksuar se kjo ligjëratë e cila është zhvilluar me moton “E dua Kosovën pa duhan” e që mbahet në kuadër të Ditës ndërkombëtare kundër pirjes së duhanit, ka hasur në interesim tek nxënësit të cilët me shumë kujdes kanë parashtruar edhe pyetje lidhur me këtë dukuri.
Ajo gjithashtu ka theksuar se fushatat e tilla sensibilizuese që parandalojnë pirjen e duhanit tek mosha e re, kanë efekte shumë pozitive, pasi që pikërisht kjo moshë mund të jetë e atakuar me konsumim të duhanit, andaj vetëdijesimi është shumë i nevojshëm. /2L ONLINE/