DYLON

Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s do të vazhdojë angazhimin për avancimin e FSK-së

Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s do të vazhdojë angazhimin për avancimin e FSK-së
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj  përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur se së bashku me gjeneral Bashkim Jashari kanë pritur në takim Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Gjeneral brigade Jörg Rüter.

Sipas minsitrit Mehaj, Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s do të vazhdojë angazhimin për avancimin e FSK-së

EkoHigjiena

Ja postimi i plotë:

Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s do të vazhdojë angazhimin për avancimin e FSK-së

Sot së bashku me gjeneral Jasharin, pritëm në takim Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Gjeneral brigade Jörg Rüter.

Me këtë rast, shpreha edhe njëherë mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për rolin dhe angazhimin e NALT-it në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Nga ana e tij, gjeneral Jashari, theksoi rëndësinë e madhe të bashkëpunimit të ngushtë me NALT-in edhe gjatë detyrës së tij paraprake si Inspektor Gjeneral i FSK-së, duke shprehur besimin se ky bashkëpunim me gjeneral Rüter do të thellohet edhe më shumë në cilësi të Komandantit të FSK-së.

Gjeneral Rüter, me këtë rast, uroi Gjeneral Jasharin për detyrën e re, duke besuar se, sikur nga pozita e mëhershme, bashkëpunimi dhe angazhimi i përbashkët, do të vazhdojë, edhe nga pozitat e reja, në funksion të zhvillimit dhe avancimit të FSK-së.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.