DYLON

Ekipi i Xhudos “Policia e Kosovës” shënon sukses të jashtëzakonshëm në Turneun Ndërkombëtar Grand Prix Slovakia

Ekipi i Xhudos “Policia e Kosovës” shënon sukses të jashtëzakonshëm në Turneun Ndërkombëtar Grand Prix Slovakia
Avatar photo Redaksia

Në Banska Bystrica, Sllovaki, në një pjesëmarrje të rëndësishme ndërkombëtare, klubi i Xhudos “Policia e Kosovës” ka përfaqësuar vendin me sukses në Turneun Grand Prix Slovakia, ku kanë marrë pjesë mbi 900 garues nga 9 shtete evropiane. Ky turne ishte debutimi i parë ndërkombëtar për ekipin tonë, dhe garuesit tanë dëshmuan përkushtim dhe nivel të lartë sportiv, duke fituar tre medalje të çmuara.

Rezultatet e garuesve:

EkoHigjiena

Ana Sopjani – Medalja e Argjendtë në kategorinë -78 kg për Kadet & Vendi i dytë në grup-moshën U21. Valdrin Pnishi – Medalja e Bronztë, Vendi i tretë në kategorinë -60 kg.

Adriatik Bilalli – Vendi i pestë në dy grup-mosha (-90 kg), duke luftuar për medalje.

Art Thaqi – Paraqitje e fortë në kategorinë -90 kg, por pa plasman përfundimtar.

Ky sukses është dëshmi e punës së palodhshme, përkushtimit dhe disiplinës së sportistëve tanë, të cilët me mbështetjen e Shoqatës së Sporteve të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, arritën të përfaqësojnë denjësisht institucionin dhe shtetin tonë.

Një falënderim i veçantë për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, për përkrahjen e vazhdueshme në promovimin e sportit dhe zhvillimin e aktiviteteve që forcojnë imazhin dhe kapacitetet e Policisë së Kosovës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Klubi i Xhudos “Policia e Kosovës” do të vazhdojë me përgatitjet për garat e radhës, me synimin për të arritur edhe më shumë suksese në skenën ndërkombëtare. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.