DYLON

Ekipi i QKMF-së në Viti shënon Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë me kontrolle shëndetësore për qytetarët

Ekipi i QKMF-së në Viti shënon Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë me kontrolle shëndetësore për qytetarët
Avatar photo Redaksia

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, ekipi mjekësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti ka zhvilluar sot një aktivitet vetëdijesues dhe shëndetësor në sheshin e qytetit, ku qytetarëve u janë ofruar kontrolle falas dhe matje të tensionit të gjakut.

Ky aktivitet u prit me interes nga qytetarët, të cilët përfituan nga shërbimet shëndetësore dhe këshillat profesionale të infermierëve dhe stafit mjekësor. Përveç shërbimeve praktike, qytetarëve iu shpërndan edhe broshura informuese mbi rëndësinë e kujdesit shëndetësor dhe rolin kyç të infermierëve në sistemin shëndetësor.

EkoHigjiena

Ekipin mjekësor e vizitoi edhe kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij. Ai vlerësoi punën dhe përkushtimin e infermierëve, duke theksuar se ata janë shtylla kryesore e përkujdesjes ndaj qytetarëve, veçanërisht në nivelin parësor të shëndetësisë.

Aktiviteti i sotëm është pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të QKMF-së në Viti për të qenë sa më afër komunitetit dhe për të promovuar një stil jetese të shëndetshëm. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.