DYLON

Ekipi i Policisë së Kosovës në futboll shpallet kampion në ligën e Federatës së Punëtorëve të Kosovës

Ekipi i Policisë së Kosovës në futboll shpallet kampion në ligën e Federatës së Punëtorëve të Kosovës
Avatar photo Redaksia

“Policia e Kosovës edhe përmes sportit e kulturës, tregoi se  kush jemi, çka përfaqësojmë dhe çfarë vlerash kemi si institucion dhe si zyrtarë policorë, ku edhe një herë në garën e fortë  të Federatës Sportive të Punëtorëve të Kosovës,  flamuri i Policisë së Kosovës u ngrit aty ku e ka vendin/Kampion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej thuhet se “Policia e Kosovës, me lojtarët e saj të disiplinuar e të përkushtuar, treguan se gëzojnë merita të larta duke u shpall Kampion, pasi përfunduan kampionatin pa asnjë humbje”

EkoHigjiena

“Këtë vit sikur asnjëherë më parë festuan bashkë Policia e Kosovës me FSK-në, pasi ekipi i Policisë se Kosovës u shpall kampion në ligën e Federatës të Punëtorëve të Kosovës, kurse ekipi i FSK-së e fitoi kupën në ligen e Federatës Sportive të Punëtorëve të Kosovës”.

“Bashkë festuam, ashtu siç shërbejmë bashkë në interes të qytetarëve e vendit, ashtu siç na duan qytetarët tanë të  Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.