Ekipi Olimpik i Kosovës ka filluar përgaditjet në Qendrën Skitare “Les Diablerets” në Lozanë. Këto përgaditje janë duke u bërë për garat të cilat i presin këtë të rinj në lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj “Lozana 2020”.
Dy skitarët tanëm Drin Kokaj dhe Era Shala gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar stërvitje nën urdhërat e trajnerëve Ferim Kollçaku dhe Bujar Turjakas.
Garat do të zhvillohen të dielën më 12 janar, ku garuesit nga Kosova do të garojnë në disiplinat sllallom dhe sllallom i madh.