DYLON
FSK e përkushtuar për të kontribuar në paqe dhe stabilitet global

Ekipi i FSK-së ka udhëtuar drejt Gazës për të realizuar rikonicionin e zonës ku do të operojnë trupat e saj

Ekipi i FSK-së ka udhëtuar drejt Gazës për të realizuar rikonicionin e zonës ku do të operojnë trupat e saj
Avatar photo Redaksia
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka dërguar një ekip të FSK-së në Gaza për të realizuar rikonicionin e zonës ku do të operojnë trupat e FSK-së

Gjatë kësaj vizite ekipi do të bëjë vlerësimin paraprak dhe koordinimin e aktiviteteve të dislokimit për kontigjentin e FSK-së, që do të operojë në kuadër të misionit paqeruajtës të Forcave Stabilizuese Ndërkombëtare (ISF) në Gaza.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni ka zhvilluar një sërë takimesh dhe diskutimesh me autoritete nacionale për administrimin e Gazës dhe ekipet përkatëse, si dhe me përfaqësues të Qendrës Koordinuese Civilo-Ushtarake (CMCC), e cila operon nën mbikëqyrjen e Bordit të Paqes, në përputhje me Rezolutën 2803 të OKB-së. Gjatë këtyre takimeve është diskutuar rreth procesit të integrimit të kontingjentit të FSK-së, zhvillimit të operacioneve të përbashkëta, si dhe koordinimit të mbështetjes logjistike.

EkoHigjiena

FSK mbetet e përkushtuar për të kontribuar në paqe dhe stabilitet global, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke forcuar partneritetet strategjike, promovuar sigurinë kolektive, si dhe duke vepruar në përputhje me standardet dhe vlerat ndërkombëtare për ruajtjen e paqes.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.