DYLON

Ekipi i DRP-Gjilan nderohet me trofe dhe mirënjohje në turneun kushtuar 24 heronjve të Policisë së Kosovës

Ekipi i DRP-Gjilan nderohet me trofe dhe mirënjohje në turneun kushtuar 24 heronjve të Policisë së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Ekipi i DRP-Gjilan nderohet me trofe dhe mirënjohje nga Drejtoria Rajonale e Gjilanit, në turneun kushtuar 24 heronjve të Policisë së Kosovës.

Në kuadër të aktiviteteve që po shënohen në nderim të 24 heronjve të Policisë së Kosovës, Sindikata e Policisë së Kosovës ka përmbyllur aktivitetet e saj sportive në DRP–Gjilan, ku ekipi i volejbollit të DRP-Gjilanit u shpall fitues i vendit të parë, ndërsa në shenjëtari u rendit në vendin e tretë.

EkoHigjiena

Drejtori Rajonal i DRP-Gjilan, Kolonel Agron Rukiqi, ka ndarë mirënjohje për ekipin fitues me rastin e këtij turneu sportiv të organizuar nga Sindikata e Policisë së Kosovës në nderim të 24 heronjve të PK-së. Në këtë takim përgëzues morën pjesë edhe Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, z. Avdi Hoti, Nënkryetarja znj. Edita Azemi, si dhe Kryetari i Shoqatës Sindikale të DRP-Gjilan, z. Ragip Ajeti.

Gjatë vizitës, Kolonel Rukiqi u ndau mirënjohje lojtarëve për sukseset e arritura në të dy disiplinat sportive, duke vlerësuar përkushtimin, profesionalizmin dhe lojën e treguar. Në shenjë falënderimi për bashkëpunimin dhe kontributin e vazhdueshëm, Kryetari Hoti i dorëzoi Kolonel Rukiqit gjithashtu një mirënjohje.

Ky aktivitet sportiv përveçse nderon kujtimin e 24 heronjve të Policisë së Kosovës, promovon frymën e bashkëpunimit, solidaritetit dhe motivimit profesional brenda strukturave të Policisë së Kosovës, njofton Sindikata e Policisë së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.