DYLON

Ekipi i boksit nis misionin për kualifikim në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”

Ekipi i boksit nis misionin për kualifikim në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”
Avatar photo Elife Sherifi

Ekipi i boksit do të nisë misionin për garën kualifikuese evropiane për Lojërat Olimpike Tokio 2020, që prej 14-24 mars mbahet në Londër të Anglisë.

Gara organizohet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, shkaku i problemeve me Federatën Ndërkombëtare të Boksit (AIBA).

Edhe pjesëmarrja e boksierëve tanë në këtë garë është duke u bërë përmes Komitetit Olimpik të Kosovës, ndërsa pjesëmarrës janë boksierë të kontinentit të Evropës, njofton KOK.

EkoHigjiena

Në këtë garë kualifikimin në “Tokio 2020” nga vendi ynë e kërkojnë: Donjeta Sadiku (-60 kg), Shpëtim Bajoku (-63 kg), Patriot Behrami (-69 kg) dhe Besart Pireva (-75 kg).

Donjeta do të udhëtojë nesër drejt Sofias së Bullgarisë, ku për tri ditë do të përgatitet bashkë me trajnerin e saj, Besim Brahimi, ndërsa “stacioni” i radhës është kampi ndërkombëtar, që mbahet në Trabzon të Turqisë, vend ky në të cilin do të përgatitet deri më 24 shkurt 2020.

Shpenzimet e përgatitjeve të saj do të mbulohen nga Komiteti Olimpik i Kosovës, bazuar në mbështetjen për sportistët elitarë, që janë bursistë të KOK-ut.

Në këtë kamp do të udhëtojnë edhe Bajoku, Behrami dhe Pireva, të cilët prej të shtunës janë duke u përgatitur me përzgjedhësin Shefki Bogujevci në Vlorë të Shqipërisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.