DYLON

Ekipi i DKA-së, vizitë shkollave të komunës

DKA-së
Avatar photo Redaksia

Ekipi i DKA-së, i Komunës së Kamenicës ka bërë vizita nëpër disa shkolla të komunës për të parë nga afër ecurinë e procesit mësimor.

Drejtori i DKA-së Agim Shkodra ka thënë se gjatë kësaj jave i gjithë stafi i DKA-së vizituan shkollat e komunës, ndër të cilat ishin: Sh.F.M.U “Skënderbeu”, ndërrimin e dytë në gjimnazin “Ismail Qemali”, ndërrimin e dytë në shkollën e mesme Mikse në Roganë “Sejdi Kryeziu”, e Sh.F.M.U “Rexhep Mala”.

“Gjatë këtyre vizitave pamë se si zhvillohej procesi mësimor,vlerësimi me kurrikulat e reja, respektimi i orarit mësimor gjithashtu mbajtja e orëve të fundit në ndërrimin e dytë, kujdestaria e ditës, pastërtia e shumë gjëra të tjera që ndikojnë në ngritjen e cilësisë në arsim. Vizitat e tilla, në ditët në vijim, do të vazhdojnë edhe nëpër shkollat e mbetura”, ka thënë Shkodra.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.