DYLON

Ekipet për shpëtim nga Agjencia për Menaxhim të Emergjencave kanë filluar operacionet e shpëtimit

Ekipet për shpëtim nga Agjencia për Menaxhim të Emergjencave kanë filluar operacionet e shpëtimit
Avatar photo Redaksia

Ekipet për shpëtim dhe ekspertët për vlerësimin e situatës të Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave të Republikës së Kosovës, të cilat janë nisur sot në mëngjes me miratimin e ministrit të Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, kanë mbërritur në qytetin e Fierit të Republikës së Shqipërisë, ku kanë filluar operacionet e shpëtimit.

Ekipet tona të shpëtimit janë pritur nga drejtori i Emergjencave Civile të Shqipërisë, z.Shemsi Prenqi dhe bashkërisht do të veprojmë në ndërhyrje për shpëtim në vendet më të prekura në rajonin e Fierit.

Një pjesë e ekipit tonë, i cili është i përgatitur sipas standardeve evropiane nga projekti “IPA Flood” dhe në kuadër të këtij programi është duke vepruar me ekipin homolog shqiptar, ndërsa pjesa tjetër e ekipit është duke kryer operacione në fshatin Novosellë të Fierit.

EkoHigjiena

Qyteti i Fierit është njëra nga zonat më të rrezikuara pas përmbytjeve, problemet më të mëdha deri më tani i ka shkaktuar dalja nga shtrati e lumit “Vjosa”.

Ky është intervenimi i dytë i Agjencisë për Menaxhim Emergjent i Republikës së Kosovës në rajon, pas ndihmës që i kanë dhënë Republikës së Maqedonisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.