DYLON

Ekipet e Komunës së Gjilanit intervenojnë në disa shtëpi për ta hequr ujin nga bodrumet

Ekipet e Komunës së Gjilanit intervenojnë në disa shtëpi për ta hequr ujin nga bodrumet
Avatar photo Redaksia

Pas reshjeve të mëdha të shiut, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka aktivizuar shtabin e emergjencave, të cilët po intervenojnë në disa pjesë të qytetit për ta hequr ujin nga bodrumet.

Gjendja më e rëndë është paraqitur në një pjesë të lagjes “Dheu i Bardhë”, konkretisht tek shtratit i lumit “Baja’, sikurse edhe në “Balec Mahallë”.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, i cili ndodhet në terren, ka informuar se gjendja është duke u normalizuar falë ndërhyrjes së ekipeve komunale, ndërkaq ka falënderuar edhe qytetarët të cilët me kapacitetet e tyre po ndihmojnë në heqjen e ujit në disa shtëpi.

EkoHigjiena

Ai ka bërë të ditur se në pjesë të tjera të qytetit dhe në fshatra nuk është raportuar për ndonjë problem.

Komuna e Gjilanit apelon qytetarët që për çdo problem eventual të kontaktojnë numrat e emergjencave: 044177276 dhe 044146738 dhe ekipet komunale do të intervenojnë në mënyrë sa më të shpejtë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.