DYLON

Ejup Maqedonci pranoi zyrtarisht detyrën e Ministrit të Mbrojtjes

Ejup Maqedonci pranoi zyrtarisht detyrën e Ministrit të Mbrojtjes
Avatar photo Redaksia

Në Ministrinë e Mbrojtjes, sot u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së Ministrit të Mbrojtjes, ku Ministri i deritashëm i Mbrojtjes, z.Armend Mehaj i dorëzoi detyrën e tij Ministrit të ri të Mbrojtjes, z.Ejup Maqedonci.

Me këtë rast, ish-Ministri Mehaj, i uroi shëndet dhe sukses në punë pasuesit të tij, Ministrit Maqedonci, duke u shprehur i bindur se të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së do t’i avancojë më tutje, drejt përmbushjes së plotë të aspiratave dhe misionit kushtetues dhe ligjor që kanë.

EkoHigjiena

Në këtë ceremoni, Ministri i ri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci vlerësoi lart punën e deritashme, kontributin e të arriturat e Ministrisë gjatë kohës sa z.Mehaj ishte Ministër.

Ministri Maqedonci pohoi se do të angazhohet me përkushtim të plotë në vazhdimin e projekteve, thellimin e marrëdhënieve të mira me aleatët dhe partnerët tanë strategjikë, në përmbushje të objektivave dhe synimeve të Ministrisë, duke zhvilluar kështu një ushtri profesionale, bazuar në standardet më të larta të ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s, në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.