DYLON

Egzon Daku në krye të Parlamentit Studentorë të UP-së

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” sot ka bërë ndërrimin e kryetarit. Kryetari i deritanishëm Arben Mehmeti i dorëzoi postin kryetarit të ri, Egzon Dakut.

Ndërrimi në kreun e Parlamentit Studentor vjen si rezultat i rrotacionit sipas marrëveshjes së koalicionit të organizatave studentore.

EkoHigjiena

Me rastin e dorëzimit të detyrës, Mehmeti i falënderoi të gjithë për bashkëpunim, e uroj që puna e mirë të vazhdoj tutje.

Ndërsa, kryetari i ri Egzon Daku u zotua se do të punojë tutje për t’ua kthyer dinjitetin Universitetit të Prishtinës, për t’i mbrojtur të drejtat dhe interesat e studentëve, për të sjellë inovacion e kreativitet, për të rritë cilësi e për të intensifikuar bashkëpunim.

“Universiteti i Prishtinës kohëve të fundit është ballafaquar me ide e probleme të ndryshme, por me bashkëpunëtorët zotohemi që do të punojmë për t’ia rikthyer dinjitetin e Universitetit dhe të studentëve.Përveç tjerash, do të punoj për t’i mbrojtur të drejtat e studentëve dhe interesat e tyre. Ne jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë studentët, strukturat e tyre dhe menaxhmentin e Universitetit.”, tha Daku. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.