E kishte kërkuar gjiganti spanjoll, Barcelona dhe transferimi pothuajse kishte qenë punë e kryer, por tani ai përfundoi te Real Madridi, rivali i urryer i katalonasve. Bëhet fjalë për Egzon Alilin, sulmuesin e talentuar shqiptar me origjinë nga Nakushtaku rrethina e Kumanovës, që jeton në Ried të Austrisë. Mesfushori 16-vjeçar sot nënshkroi kontratën si profesionist me klubin e madh botëror, Real Madrid për 7 vite.
Lajmin e bën të ditur ekskluzivisht për “Lajm” kushëriri i tij, futbollisti i njohur Burhan Aliji. “Është e vërtetë se Egzoni ka nënshkruar kontratë 7 vjecare me Real Madridin. Ai sot është kthyer në Ried, qyteti austriak, ku jeton me familjen e tij, ndërsa të martën (nesër) i bën gati valixhet për tu kthyer në Madrid, pasi sic më ka njoftuar prindi i tij, të enjtën së bashku me blerjet tjera do të prezantohet si lojtar i ri i Realit”, tregon futbollisti Aliji, duke shtuar se gjatë qëndrimit në Santiago Bernabeu Egzoni kishte pasur rastin të takoj yjet e madrilen si Ronaldo e të tjerë.