DYLON

Efektet kuruese të lakrës

Avatar photo Redaksia

Lakra është një burim i vërtetë vitaminash e molekulash antioksiduese, prej vitesh ajo është njohur dhe përdorur për veti të shumta kurative. Lakra është një ndër ushqimet kryesore e cila ka një ndikim të dukshëm në sëmundjet tumorale. Sipas një studimi të publikuar në një revistë mjekësore prestigjioze amerikane rezulton se përdorin vazhdimisht lakrën kufizojnë rrezikun e tumorit në shtyllën kurrizore, një plagë e vërtetë e popullsisë mishngrënëse të perëndimit.

Lakra është një bime e cila mund të gjendet në disa lloje të ndryshme të cilat janë të njohura për aftësitë e tyre në sëmundje të ndryshme. Lëngu i shtrydhur i lakrës së zezë këshillohet për shërimin e ulçerës gastroduodenale dhe të kolitit ulceroz.

EkoHigjiena

Një gjethe lakre e shtrirë me hekur dhe e vakët mbi ulçerën flebite ndikon në shërimin e saj të shpejtë. Por mbi të gjitha me lakrën ne mund të luftojmë sëmundjet e vogla të përditshme, që nga gripi e deri tek bronkiti i duhanpirësve.

Ju mund ta përdorni lakrën përmes disa pjesëve kryesore siç mund të jetë lulja, gjethet, rrënjët e freskëta.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.