Vaji i hudhrës është një produkt që njihet për vetitë e tij të shëndetshme. Një rol të rëndësishëm ka në mbrojtjen e zemrës nga dëmtimet.
Sipas një studimi të fundit rezulton se vaji i hudhrës mbron zemrën, pas kalimit të një sulmi ose pas operimit. Hudhra vjen në kontakt me sistemin kardiovaskular, duke ju falënderuar substancës alicinë. Në fakt, alicina reagon me rruazat e kuqe të gjakut, duke prodhuar sulfitin, i cili më pas relakson enët e gjakut dhe bën që gjaku të rrjedhë më lehtë.
Përbërësit e hudhrës “dialil-trisulfid” lirojnë këtë substancë në zemër, duke theksuar se ajo i hap rrugë gjakut në zemër të qarkullojë më lirshëm. Shkencëtarët amerikanë në Orlando kanë testuar këtë version, për t’u bindur se deri në çfarë mase alicina mbron zemrën nga arteriet e mbyllura.