DYLON

Efektet e shëndetshme të lulelakrës

Avatar photo Redaksia

Lulelakra është një produkt që është e pasur me fibra dhe me vitamina B. Gjithashtu ajo është e pasur me antioksidues dhe fitonutriente, që mbrojnë organizmin e njeriut kundër kancerit, humbjes së peshës, si dhe mbrojnë shëndetin e trurit.

Ajo njihet ër vlera të shumta ushqyese, nëse ne do të kemi në një enë të rrafshët 107 gramë lulelakër, do ë vëmë re se ajo përmban rreth 27 kalori, 2 gramë proteina, 0.3 gram yndyrë dhe 5 gramë karbohidrate (përfshirë këtu 2.1 gramë fibra dhe 2 gramë sheqer).

EkoHigjiena

Nëse e konsumoni lulelakrën, atëherë do të furnizoheni me 77 për qind të nevojave ditore me vitamina C, 20 për qind me vitamina K, 10 për qind apo edhe më shumë me vitamina B-6, si dhe sasi të vogla me tiaminë, riboflavinë, niacinë, kalcium, hekur, magnez, fosfor, kalium dhe mangan.

Konsumimi i lulelakrës zvogëlon rrezikun nga kanceri, ndihmon tretjen, përmirëson kujtesën, redukton sëmundjet kronike dhe forcon eshtrat.