DYLON

Efektet e shëndetshme të lakrës jeshile

Avatar photo Redaksia

Lakra jeshile është një ushqim që më parë nuk shquhej për vlera të shumta shëndëtsore, por pas studimeve të shumta të kryera rezulton se ajo është një dër ushqimet më të shëndetshëm.

Lakra është e pasur me vitamina C, A dhe K të cilat kanë një rol të rëndësishëm në organizmin tonë. Disa nga këto efekte janë;

EkoHigjiena

Forcon sistemin imun
Lakra jeshile është përplot me përbërës ushqyes që forcojnë sistemin imun, por ndihmon edhe kundër baktereve dhe viruseve. Po ashtu është shumë e rëndësishme në shëndetin e vegjetarianëve, sepse përmban më shumë hekur sesa mishi.

E shkëlqyeshme për detoksim
Marrë parasysh faktin se është përplot me squfur dhe fibra, luan rol të madh në mbajtjen e mëlçisë së shëndetshme, por edhe në detoksimin e mbarë organizmit. Përmban edhe shumë vitamina C, të cilat shtojnë shkëmbimin e materieve dhe hidratojnë trupin, por edhe zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak.

E shkëlqyeshme për sytë
Është përplot substanca organike, me zeaksantinë dhe karotenoide natyrale, që luajnë rolin e një filtruese në sy. Duke e konsumuar këtë perime mbroni syt tuaj, duke i mbrojtur nga efektet negative të rrezeve ultravjollcë.