DYLON

Efektet e shëndetshme të fasules së kuqe

Avatar photo Redaksia

Fasulet e kuqe janë me përmbajtje të lartë fibrash, ato ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe luftimin e sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu janë të pasura me proteina dhe hekur, duke u bërë zëvendësuese të mishit për vegjetarianët.

“Duke qenë se fasulja e kuqe ka ngjashmëri me disa prej organeve të trupit të njeriut, ngjyra e kuqe është tregues i përqendrimit të lartë të antioksidantëve që luftojnë shumë sëmundje”, thotë dr. Janet Bond Brill.

EkoHigjiena

Fasulet e kuqe janë të përsosura për t’u përdorur në sallatë, sanduiçe ose salca, ato përmbajnë një sërë vlerash ushqyese si; kolesterol: 0 mg, natrium: 854 mg, karbohidrate: 33 g, fibër diete: 9 g, sheqerna: 9 g dhe proteina: 12 g.

Për një recetë të zakonshme nevojitet; 2 speca jeshilë për mbushje, të copëtuar, 1 filxhan me qepë të copëtuar, 3 thelpinj hudhër të grirë, 1 lugë gjelle vaj ulliri, 1 konservë me fasule të zeza (ua kemi hequr ujin), 1 konservë me fasule të kuqe (ua kemi hequr ujin),m 1 filxhan salcë (të mesme ose të nxehtë, në varësi të preferencës), 2 kanaçe me domate të copëtuara, 1 filxhan me misër të ngrirë, 1 kanaçe me speca jeshilë të copëtuar dhe 1/4 lugë e vogël piper i kuq pluhur.

Për të realizuar këtë recetë në fillim në një tenxhere të madhe hedhim specat jeshilë, qepën, hudhrën dhe vajin e ullirit dhe e vëmë me zjarr të mesëm për rreth 5 minuta. Shtojmë të gjithë përbërësit e mbetur dhe i lëmë të ziejnë. Ulim temperaturën, i mbulojmë dhe i lëmë të ziejnë për rreth 30 minuta, duke i përzier herë pas here. Hiqini nga zjarri dhe mund t’i shërbeni me oriz kafe.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.