DYLON

Efektet e dëmshme të alkoolit në tru

Efektet e dëmshme të alkoolit në tru
Avatar photo Elife Sherifi

Mbi 86% e njerëzve mbi moshën 18 vjeçare konsumojnë alkool. Megjithëse konsumimi jo i tepruar i alkoolit nuk shkakton probleme, abuzimi me të mund të ketë pasoja të tmerrshme.

Që nga momenti kur ne e konsumojmë një pije alkoolike, trupi jonë e absorbon atë. Alkooli arrinë të depërtojë në  tru pas 5 minuta dhe jep efektet e tij pas 10 minutave.

Alkooli ndërhyn në shumë procese të trurit duke ndikuar në mënyrën se si truri e përcepton një informacion. Stadet e konsumimit të alkoolit janë:

EkoHigjiena

Euforia – Kjo është faza e parë kur alkooli hyn dhe afekton trurin, duke rritur sasinë e dopaminës- hormonit që sjellë një ndjenjë kënaqësie.

Depresioni dhe humbja e memories – në momentin kur sasia e alkoolit prezent në gjak kalon 0.005 ml, indet e trupit fillojnë të absorbojnë një sasi më të madhe të tij, me ç’rast euforia kalon në depresion.

Konfuzion – Në këtë fazë preket cerebellumi. Ju do të keni nevojë për ndihmë për të qëndruar në këmbë ose për të ecur. –  Shkruan NorthËesternMedicine, transmeton Gazeta Express.

Koma – Kur alkooli arrinë vlerën 0.35 në gjak, ju jeni të rrezikuar të kaloni në komë- një gjendje e pavetëdijshme e trurit dhe bllokim i të gjithë mekanizmave motorikë.

Vdekja – sasia e alkoolit në gjak mbi 0.045 mund të çojë në vdekje, pasiqë organizmi juaj është plotësisht i helmuar dhe truri nuk arrinë ta kontollojë këtë gjendje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.