Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mund të mos shqetësohet për deklaratën e tij, por fakt është se ajo ka shkaktuar një tërmet në Bruksel dhe Uashington. Rama ka deklaruar se Shqipëria dhe Kosova mund të bashkohen në mënyrën klasike.
Eurodeputeti Eduard Kukan ka thënë se “u bë nervoz” kur dëgjoi se “kryeministri Edi Rama kishte folur për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”.
Kreu i grupit të Parlamentit Evropian për Serbinë ka thënë për “Blic” se ai nuk i pëlqen të tilla deklarata.
Kukan ka deklaruar se PE-ja nuk ka asnjë dokument të shkruar, që i kërkon Serbisë ta njohë Kosovën.
I pyetur nëse pjesëmarrja në paradën e Ditës së Fitores në Moskë është një problem për Serbinë, ai ka thënë se askush nuk mund t’i tregojë Beogradit se çfarë duhet të bëjnë. “Por askush nga BE-ja nuk do të shkojë, përveç ushtrisë së Serbisë dhe kjo do të përmendet ose regjistrohet diku. Megjithatë nuk do ketë pasoja serioze”, është shprehur ai.