DYLON

Edona Zeka e treta në “Ars Kosova”

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Në garën ndërkombëtare Ars Kosova, ku kanë marrë pjesë garues të ndryshëm nga vendi dhe shtete te tjera Edona Zeka, nga Gjilani ka arrit të jetë e radhitur e treta në degën e instrumentit të flautit.

Edona Zeka, është nxënëse e klasës së VII-6 në Shkollën e Mesme të Ulët “ Abaz Ajeti” në Gjilan. Që nga klasa e parë e deri më tani ka treguar sukses të shkëlqyeshëm dhe është shembull në klasë dhe në shkollë, ndërkohë që ajo ka arrit suksese të shkëlqyeshme edhe në shkollën e muzikës.

EkoHigjiena

Përveç mësimit të rregullt Edona në vazhdimësi ka treguar dëshirë të veçantë edhe për disa lëndë tjera ku ka ndjekë mësimet plotësuese. Interesim të veçantë ka treguar për lëndën e muzikës. Dëshira dhe talenti i sajë ka ndikuar që prindërit ta orientojnë të ndjek mësimet edhe në shkollën e muzikës, ku ndjek mësimet në instrumentet frymore gjegjësisht flautin. Edhe në shkollën e muzikës Edona ka arrite të jetë e shkëlqyeshme. Përveç që ka treguar sukses të shkëlqyeshëm Edona ka marrë pjesë edhe në gara të ndryshme ku ka treguar rezultate të lakmueshme.

Garën ndërkombëtare e organizuar nga Ars Kosova në Prishtinë, e që kishte karakter ndërkombëtarë, ku morri pjesë edhe Edona, kishte një konkurrencë shumë e fortë. Në këtë sfidë Edona , me instrumentin e flautit arrit që me vlerësimin e jurisë profesionale të shpërblehet me vendin e tretë.

Pjesëmarrësit në këtë garë me instrumente të ndryshme u shpërblyen nga vendi i parë deri tek i treti me mirënjohje.

Suksesi i Edona Zekës në Ars Kosova, do të jetë inspirim edhe për suksese të tjera. Talenti i saj, është garanc se Edona Zekën, shumë shpejt do ta shohim edhe në gara tjera ndërkombëtare.

/I. Azizi/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.