DYLON

Edmond Isufi, zëvendës i Musliut

Avatar photo Redaksia

Ish kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së, para zgjedhjeve për Këshillë Kombëtar Shqiptar (KKSH) i anëtarësuar në Partinë Demokratike të Nagip Arifit, është zgjedhur për zëvendëskryetar të Këshillit.

Me shumicë votash, imami i xhamisë në fshatin Turi të komunës së Bujanocit, Edmond Isufi, së fundi i inkuadruar në politikë, tani e tutje do të bartë funksionin e zëvendësit të kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, raporton Titulli.com.

EkoHigjiena

Kështu është vendos të enjten në seancën e katërt të KKSH-së. Isufi në këtë detyrë zëvendëson, Zejni Fejzullahun, tashmë i angazhuar në drejtimin e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.

Vlen thekuar se mes tjerash në këtë mbledhje është miratuar edhe plani financiar për vitin 2015 i këtij organi, me një vlerë rreth 12.4 milion dinarë.

Seanca e sotme ishte vazhdim i asaj të ditës së hënë e cila për shkak të mungesë së kuorumit nuk ishte zhvilluar.

Opozita nuk kishte marrë pjesë në punimet e mbledhjes së katërt të Këshillit Kombëtar Shqiptar që drejtohet nga Jonuz Musliu.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.