DYLON

Edion Ademi i pari në Kosovë në Olimpiadën e Kimisë

Edion Ademi i pari në Kosovë në Olimpiadën e Kimisë
Avatar photo Redaksia

Edion Ademi, nxënës i dalluar në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, në Gjilan. ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke u renditur i pari në Olimpiadën e Kimisë në Kosovë. Ky rezultat nuk është vetëm një dëshmi e talentit të tij, por edhe falë punës së palodhur, disiplinës dhe dashurisë së madhe për këtë fushë shkencore.

Për Edionin, fjalë miradije thotë edhe mësimdhënësi i tij, Ilir Kastrati, që shprehet se ai është ndër nxënësit më të mirë në kimi, andaj ky sukses nuk është i rastësishëm.

EkoHigjiena

Ajo që e bën këtë arritje edhe më domethënëse është fakti se Edioni vijon mësimet në një shkollë që mban emrin e kimistit të njohur kosovar, prof. dr. Xhavit Ahmeti. Ky simbolikisht lidh suksesin e tij me traditën dhe trashëgiminë shkencore që përfaqëson kjo figurë e rëndësishme e kimisë. Në një mënyrë, Edioni po vazhdon rrugën e inspirimit që mbart emri i shkollës së tij.

Atë e ka përgëzuar edhe Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, i cili i ka dëshiruar suksese edhe në të ardhmen, kurse në shenjë kujtimi, shkolla i ka ndarë një mirënjohje për suksesin e arritur.

Fitorja në Olimpiadën e Kimisë nuk është vetëm një arritje personale për Edionin, por edhe një krenari për shkollën, familjen dhe komunitetin. Ajo shërben si një shembull frymëzues për bashkëmoshatarët e tij, duke treguar se me përkushtim dhe pasion, mund të arrihen rezultate të mëdha.

E ardhmja e Edion Ademit duket premtuese, dhe suksesi i tij në këtë olimpiadë është vetëm një hap i parë drejt arritjeve edhe më të mëdha në botën e shkencës.

Ai është zotuar që do të vazhdojë edhe në të ardhmen në arritjen e dijes dhe se do të bëjë krenarë jo vetëm shkollën e tij, por mbarë qytetin.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.