DYLON

Edion Ademi edhe zyrtarisht merr çmimin e kampionit në Olimpiadën e Kimisë

Edion Ademi edhe zyrtarisht merr çmimin e kampionit në Olimpiadën e Kimisë
Avatar photo Redaksia

Edion Ademi, maturant në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, Gjilan, i cili ditë më parë doli i pari në Olimpiadën e Kimisë në nivel vendi edhe zyrtarisht ka marrë çmimin në ceremoninë e më të mirëve që është organizuar në Prishtinë.

Ai kishte arritur një sukses të jashtëzakonshëm, kur në një konkurrencë të madhe është renditur i pari në Olimpiadën e Kimisë në Kosovë. Krejt këtë ai e kishte arritur falë punës së madhe dhe dashurisë që ka për shkencën, kurse gjithsesi ky sukses është edhe falë punës së mësimdhënësve të tij.

EkoHigjiena

Në këtë ceremoni, i pranishëm ishte edhe mësimdhënësi kimisë në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmet”, profesori Ilir Kastrati, i cili gjithnjë ka nxjerrë nxënës kampionë, kurse ky sukses i Edionit ka ngritur edhe më lart emrin e shkollës së tij, e cila mbanë emrin e kimistit të njohur kosovar, prof. dr. Xhavit Ahmeti, thuhet në njoftimin e shkollës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.