Sot në selinë e FFK-së në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri garues 2022/23 në Superligë.
Fillimisht në emër të presidentit Agim Ademi dhe KE të FFK-së të pranishmit i ka përshëndetur kryetari i KG-së, Abdyl Bellopoja, i cili ka uruar klubet për një organizim sa më të mirë dhe mbarëvajtje të garave në edicionin e ri.
Në bazë të shortit të tërhequr në javën e parë do të ballafaqohen:
Gjilani – Ferizaj, Malisheva – Ballkani, Drenica – Llapi, Trepça’89 – Drita dhe Dukagjini – Prishtina.
Kampionati i ri fillon më 13 gusht.