DYLON

Edicioni i 7-të i Teen Fest Kosova vlerësohet i sukseshëm

Edicioni i 7-të i Teen Fest Kosova vlerësohet i sukseshëm
Redaksia

Me emocione të veçanta, atmosferë festive dhe plot energji artistike, përfundoi me sukses edicioni i shtatë i “Teen Fest Kosova”, festivali i kantautorëve të rinj, i cili edhe këtë vit dëshmoi talentin, kreativitetin dhe potencialin e jashtëzakonshëm të gjeneratës së re.

Në skenën e këtij edicioni u prezantuan të rinj të talentuar, të cilët përmes krijimtarisë muzikore dhe interpretimit të tyre sollën emocione të veçanta për publikun.

EkoHigjiena

Në shenjë vlerësimi për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre artistik në edicionin e shtatë të festivalit, të gjithë pjesëmarrësit u nderuan me **mirënjohje**, si dëshmi e respektit dhe vlerësimit për angazhimin, talentin dhe përkushtimin e tyre artistik.

FITUESIT E EDICIONIT TË 7-TË

Pas prezantimeve dhe vlerësimit nga komisioni profesional, fituesit e këtij edicioni janë:

Vendi i parë: Ilda Nuhiu

 Vendi i dytë: Viola Pira

Vendi i tretë: Alika Ajeti dhe Arbresha Bytyri

Urime fituesve dhe suksese të gjithë pjesëmarrësve në rrugëtimin e tyre artistik!

MIRËNJOHJE E VEÇANTË PËR MBËSHTETËSIT TANË!

Realizimi i këtij edicioni u bë i mundur falë përkrahjes së institucioneve dhe partnerëve tanë, të cilët me mbështetjen e tyre dëshmuan përkushtimin ndaj kulturës, rinisë dhe zhvillimit të artit.

Komuna e Gjilan, përkatësisht, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport – Gjilan për mbështetjen dhe përkrahjen institucionale të festivalit.

Ministria e Kulturës dhe Turizmit, për mbështetjen e krijimtarisë artistike dhe promovimin e talenteve të reja.

Banka TEB ShA, për besimin dhe kontributin në realizimin e këtij projekti kulturor.

Falënderime të sinqerta edhe për: Orkestrën, Jurinë profesional, ton mjeshtrin Besim Baftiu, Skenografi dhe ndriçimi Enver Mikushnica, Video Produksioni ArtFabe, prindërit, bashkëpunëtorët, mediat dhe publikun, të cilët ishin pjesë e këtij rrugëtimi artistik.

Teen Fest Kosova vazhdon të mbetet një platformë e rëndësishme për zbulimin, promovimin dhe mbështetjen e talenteve të reja, duke krijuar mundësi për zhvillimin e krijimtarisë muzikore dhe afirmimin e artistëve të rinj.

Një festival përfundon, por ëndrrat, talenti dhe muzika vazhdojnë!

TEEN FEST KOSOVA – EDICIONI 7

*Kompozo, Këndo dhe Garo!*

/Organizator: O.J.Q. Defko Production/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.