DYLON

Edicioni i 26-të i “Javës së Frankofonisë” do të mbahet në Gjilan

Edicioni i 26-të i “Javës së Frankofonisë” do të mbahet në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Edicioni i 26-të i “Javës së Frankofonisë”, do të mbahet në Gjilan nga 24 marsi deri më 28.

Ky edicion mbahet nga Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me Ambasadën e Francës dhe Instituti Francez, Ambasadën e Belgjikës, atë të Zvicrës dhe Luksemburgut.

EkoHigjiena

Aktivitetet nisin me 24 mars në orën 20:00, në Teatrin e Qytetit në Gjilan.

Kjo ngjarje tradicionale do të shënojë fillimin e një jave të mbushur me aktivitete të pasura kulturore, muzikore dhe edukative.

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqiri, tha se Komuna e Gjilanit, këtë vit ka nderin të jetë “Kryeqyteti i Frankofonisë në Kosovë”, në kuadër të edicionit të XXVI të “Javës së Frankofonisë”.

“Ky aktivitet kulturor, që organizohet në Kosovë në bashkëpunim me institucionet dhe partnerët frankofonë, shënon festimin e gjuhës frënge dhe kulturës së vendeve frankofone”, tha Kushtrim Zeqiri.

Drejtori i Kulturës, theksoi se në këtë kuadër, gjatë kësaj jave në Gjilan do të zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore, artistike dhe edukative që promovojnë kulturën frankofone dhe dialogun ndërkulturor.

“Komuna e Gjilanit është e përkushtuar të mbështesë aktivitete që nxisin shkëmbimin kulturor, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe përfshirjen e të rinjve në jetën kulturore të qytetit”, tha Zeqiri.

Drejtori i Kulturës, fton qytetarët të bëhen pjesë e aktiviteteve të “Javës së Frankofonisë dhe të ndiqni programin e plotë të publikuar. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.