(2L ONLINE) – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ashtu siç ishte paralajmëruar arriti sot në Preshevë. Rrugët e hyrjes që shpinin për në Preshevë ishin të kontrolluara rreptësisht nga forca xhandarmërie. Gjithashtu edhe rrugët që të qonin për në qendër ishin të bllokuara dhe të mbikëqyrura nga forca policore e të tjera struktura sigurie.
Rama së pari pas arritjes kishte një takim me strukturat komunale që u mbajt në ndërtesën e komunës. Pastaj në përcjelljen organeve të sigurisë si dhe qytetarëve preshevarë,kureshtarë për të parë nga afër kryeministrin shqiptar, ay doli dhe u nis me eskortën e tij drejt shtëpisë së kulturës ku do mbante takimin me qytetarë të shumtë të kësaj ane si dhe fjalimin para tyre. Kishte kaq interesim të madh sa që shumë nga ta u detyruan pa mundur të futen në sallë Por të cilët kishin zgjedhur mënyra të tjera për ta përcjellur fjalimin e tij. Përmes TV në kafiteri si dhe shtëpitë e tyre.
Përmes fotove 2L ONLINE ju ofron atmosferën që ka mbizotëruar në Preshevë me rasti ne arritjes së kryeministrit Rama.
/Xhelil ARIFI/ 2L ONLINE/ Preshevë