DYLON

Edi Rama: Do ta bëjmë bashkimin kombëtar nëpërmes Bashkimit Evropian

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Isa Mustafa ka thënë se me marrëveshjet që u nënshkruan sot po dëshmohet bashkimi mes dy shteteve.

“Me këtë dua të them se ky është bashkimi ynë kombëtar nëpërmes Bashkimit Evropian”, tha Rama në konferencën me gazetarë pas nënshkrimit të 11 marrëveshjeve Kosovë-Shqipëri.

EkoHigjiena

Rama tha se marrëveshjet e nënshkruara mbulojnë sektorët e sigurisë, kulturës dhe bujqësisë.

Kryeministri Rama premtoi se gjatë kësaj vere shqiptarët e Kosovës nuk do presin në radhë nëpër pikat kufitare por aty do të bëhet një kontroll formal sipas Ramës si në kufijtë e BE-së.

Marrëveshje e rëndësisë të veçantë Rama e konsideron marrëveshje për unifikim të sistemit arsimor e që sipas tij është një angazhim themelor në rrugën e bashkimit të forcave të institucioneve arsimorë për të funksionuar si një forcë e vetme e një populli në rrugën e integrimit në BE.

Kryeministri Rama tha se së shpejti do të hapet konsullata e përbashkët në Milano të Italisë dhe me këtë dy shtetet po unifikojnë përpjekjet diplomatike.

Sipas tij marrëveshjet i administrojnë dy shtetet por aspiratat dhe interesat janë të përbashkëta.

Kosova e Shqipëria me 11 marrëveshje të reja

Ka filluar nënshkrimi i marrëveshjeve në mes Kosovës dhe Shqipërisë, në fushën e zhvillimit ekonomikë, sigurisë dhe fusha tjera.

Të parët që nënshkruan ishin të kryeministrat, pastaj ministrat e tregtisë, sigurisë dhe po vazhdohen me nënshkrimin e ministrive për fusha të ndryshme.