DYLON
100 paraqitje me fanellën e skuadrës gjilanase

Edi Basa nderohet në paraqitjen numër 100-të me fanellën e Gjilanit

Edi Basa nderohet në paraqitjen numër 100-të me fanellën e Gjilanit
Avatar photo Redaksia
Edi Basa erdhi te Gjilani në edicionin 2023/24 duke regjistruar tashmë 96 ndeshje zyrtare në kampionat, si dhe katër të tjera në garat e Kupës së Kosovës

Edi Basa bëhet futbollisti i parë i huaj në historinë e klubit që arrinë shifrën e 100 paraqitjeve.

Futbollisti kroat është nderuar para duelit ndaj Prishtinës nga drejtori sportiv, Liridon Ahmeti dhe menaxheri i klubit Drilon Sylejmani për kontributin e dhënë gjatë këtyre tre edicioneve me fanellën “kuqebardh”.

EkoHigjiena

Basa erdhi te Gjilani në edicionin 2023/24 duke regjistruar tashmë 96 ndeshje zyrtare në kampionat, si dhe katër të tjera në garat e Kupës së Kosovës.

16 gola dhe 10 asistime për 32 vjeçarin, i cili në edicionin 2023/24 ishte krucial në arritjen e objektivit të klubit me pesë gola dhe katër shërbime për bashkëlojtarët.

Përpara se të transferohej te Gjilani, ai ishte pjesë e Kukësit në Shqipëri, Borecit në Maqedoninë e Veriut, Ast. Vlachioti në Greqi, FC Kooper në Slloveni, Siroki Brijeg në Bosnje dhe Hercegovinë dhe skuadrat vendore në kampionatin kroat Cibalia, Jadran Porec, NK Istra & Rovinj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.