DYLON

Edhe Vitia merr masa për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19

Edhe Vitia merr masa për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka thirrur sot një takim të përbashkët me drejtorët e drejtorive, policinë e Kosovës, shefave të grupeve parlamentare të përfaqësuara në Kuvendin Komunal të Vitisë dhe shoqërisë civile për të i njoftuar rreth masave që ka ndërmarrë mbrëmë qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Ai gjithashtu i njoftoi ata rreth masave parandaluese që ka ndërmarrë kjo komunë me mekanizmat e ndryshme.

Haliti kërkoi nga të gjithë që të ndjekin udhëzimet që vijnë nga niveli qendror, por edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë edhe pse akoma në Kosovë zyrtarisht nuk ka asnjë rast të konfirmuar të prekjes së qytetarëve nga Koronavirusi.

EkoHigjiena

Kreu i Komunës kërkoi nga të gjithë që të jenë të përgatitur pasi që kjo pandemi veç se ka arritur edhe në shtetet me të cilën kufizohet Kosova.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.