(2LONLINE) – Komuna e Vitisë ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin sa më dinjitoz të Përvjetorit Të gjashtë të Pavarësisë së Kosovës. Përveç seancës solemne të Kuvendit Komunal dhe homazheve që do të bëhen në varrezat e dëshmorëve do të ketë edhe program artistik që do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”,
Në programin artistik me këngë e valle do të paraqiten: Mehmet Zuka, Farush Azemi, Alban Zuka, AKV ‘Kemajl Azizi”, Fadil e berat Zuka.
Në mbrëmje do të kemi edhe koncertin e hapur në sheshin “Nijazi Azemi”, ku do të performojnë AKV “Kemajl Azizi”, AKV “Dasma”, SHKA “Jonuz Ramadani” dhe grupe të tjera të muzikës argëtuese. /2lonline/