DYLON

Edhe tre volejbollistë vazhdojnë tutje rrugëtimin me Dritën

Edhe tre volejbollistë vazhdojnë tutje rrugëtimin me Dritën
Avatar photo Redaksia

Klubi i Volejbollit Drita ka njoftuar se talentet e këtij klubit, Kejsan Mavriqi, Mal Devaja dhe Lir Jusufi, do të vazhdojnë të jenë pjesë e skuadrës së parë edhe për sezonin e ri.

“E ardhmja vazhdon të ndërtohet me talentet tanë”, thuhet në njoftimin e këtij klubi.

EkoHigjiena

Sipas drejtuesve të klubit “bardh e kaltër”, këta lojtarë të rinj kanë treguar përkushtim, disiplinë dhe potencial të madh, duke fituar besimin e stafit dhe vendin e tyre në ekipin e parë.

“Vazhdimësia e tyre është dëshmi e punës së mirë dhe investimit në gjeneratat e reja të klubit. KV Drita vazhdon të ndërtojë të ardhmen mbi talentin vendor, me synime të qarta për suksese edhe më të mëdha në sezonin që na pret”, thuhet në fund të njoftimit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.