Edhe të premten gjoba me bollëk, shqiptohen mbi 2 mijë e 500 sosh
Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 527 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 80 aksidente trafiku, prej të cilave, 31 me të lënduar dhe 49 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.
Janë arrestuar 30 persona, 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/
