Edhe sot parashihet mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, edhe sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi 1-6m/s. /2LONLINE/
