Edhe sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Kamenicë

Edhe sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Kamenicë

KEDS njofton se sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Kamenicë, nga ora 10:00 deri në ora 16:00.

Sipas njoftimit nga KEDS-i, arsyeja e ndërprerjes së energjisë do të jetë për shkaqe të mirëmbajtjes preventive.

“Më 29.11.2018 në TS 110/20(10) kV Kamenica do të ndërprehet:
• Dalja 10 kV Strezovci (Kodi: 62000005) prej orës 10:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Kamenicë (T.S.P.Bazeni, Lagja Qamëria, Ujësjellësi, Kollarët, Malësia), Moqar i Ulët, Reçan, Hajnoc, Meshinë, Bugjenicë, Strezoc, Kosovicë, Carevc, Bushincë, Tirincë, Krilevë, Leshtar, Bolec, Vaganesh, Kremenatë dhe Rahovicë”, thuhet në njoftim.

KOMENTE