DYLON

Edhe sivjet shënohet “Ditën e Shalqirit” në fshatin Gjylekar të Vitisë

Edhe sivjet shënohet “Ditën e Shalqirit” në fshatin Gjylekar të Vitisë
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në bashkëpunim me organizatën IKC edhe sivjet ka bërë promovimin e kulturës bujqësore të shalqirit duke shënuar “Ditën e Shalqirit” në fshatin Gjylekar të Vitisë.

Ky vend është i njohur për kultivimin e kësaj kulture bujqësore dhe është një produkt shumë i kërkuar në tregun kosovar.

Me këtë rast Arlinda Sahiti, Drejtoresh e DBZHR-së në Viti, ka theksuar se ky aktivitet ka për qëllim promovimin e shalqirit cilësor të këtij fshati.

EkoHigjiena

Ajo tha se Komuna e Vitisë, e në veçanti kryetari Haliti po bënë çmos që të ju dal në ndihmë fermerëve vitias që të realizoj projekte të shumta në fushën e bujqësisë.

Pos ditës së shalqirit në këtë komunë, konkretisht në fshatin Debelldeh shënohet “Dita e Patates”, pasi që ky lokalitet është e njohur për pataten e saj cilësore në vend. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.