DYLON

Edhe Qendra e Mjekësisë Familjare në Pozheran u bë me tunel dezinfektues

Edhe Qendra e Mjekësisë Familjare në Pozheran u bë me tunel dezinfektues
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka vizituar sot Pozheranin, konkretisht Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) për të parë nga afër tunelin dezinfektues që është vendosur në oborr të kësaj qendre.

Ky tunel dezinfektues është donacion nga kompania “Plastal”, përkatësisht nga Sabit Beqiri nga Vërbani i Vitisë.

Me këtë rasti Kryetari Haliti potencoi se ky donacion është shumë i mirëseardhur në këtë kohë të pandemisë kur të gjithë po luftojnë kundër përhapjes së virusit COVID-19.

EkoHigjiena

“Ky donacion është shumë i mirëseardhur për të gjithë ne, jo vetëm për stafin mjekësor të kësaj qendre, por edhe për të gjithë qytetarët të cilët marrin shërbime në Pozheran.Tuneli dezinfektues është shumë i rëndësishëm në parandalimin e përhapjes së këtij virusi, i cili tashmë ka prekur 45 qytetarë të komunës sonë. Falënderoj donatorin i cili po na ndihmon me këtë tunel dezinfektues në luftën e përbashkët kundër virusit pandemik COVID-19”, u shpreh Kryetari Haliti.

Përndryshe një tunel i tillë dezinfektues është vendosur dje edhe në QKMF-në e Vitisë, i cili ishte donacion nga kompania “Ekologjia”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.