DYLON

Edhe Policia e Kosovës me aktivitete të shumta për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Edhe Policia e Kosovës me aktivitete të shumta për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve
Avatar photo Redaksia

Edhe Stacioni Policor në Gjilan ka shënuar aktivitete të ndryshme me parashkollorë dhe nxënës të shkollave fillore për nder të Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Fillimisht në ora 10:00 , Asambleja e fëmijëve të Gjilanit është mirëpritur nga komandanti i stacionit policorë në Gjilan, Major Alban Ramushi.

EkoHigjiena

Më pas, Njësitet policore në komunitet dhe ato sektoriale të policisë së Kosovës (PK) kanë vizituar kopshtet e fëmijëve dhe janë takuar fëmijët parashkollorë në shkollën fillore “Musa Zajmi” dhe kopshti I fëmijëve “Nushi” ku fëmijët janë uruar për ditën botërore të tyre.

Fëmijtë janë njoftuar me punën dhe detyrat e policisë.

Njësitet sektoriale në vazhdimësi gjatë ditës së sotme kanë takuar edhe shumë fëmijë të tjerë me të cilët kanë biseduar rreth punës policore në përgjithësi. /2LONLINE.com/