DYLON

Edhe një sukses i talentëve gjilanas

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ardit Ymeri është një 14 vjeçar gjilanas, nxënës i shkollës “Rexhep Elmazi” në Gjilan. Ky vit shkollor për Arditin ka qenë shumë i suksesshëm. Vetëm brenda këtij viti, Arditi, në shkollën “Mehmet Akif”, në garat e gjuhës angleze ka qenë në mesin e katër të parëve, ndërsa në finale ka qenë në vendin e tetë dhe edhe në garat e kimisë ka qenë në mesin e 20 më të mirëve. Kjo shkollë i ka ofruar atij bursë në vlerë prej 45%.

Në projektin e inteligjencës “Eureka” të organizuar nga shkolla”Hasan Nahi” në të cilin fillimisht kanë marrë pjesë pothuajse 2000 fëmijë nga tërë Kosova dhe vetëm 15 të parët janë shpërblyer Arditi ka fituar vendin e shtatë. Edhe kjo shkollë i ka ofruar bursë në vlerë prej 50% .

EkoHigjiena

Suksesi i radhës ishte në projektin “Atomi”. Sa për informim, projekti ATOMI, ka nisur punën qysh në 2011 dhe merret me identifikimin dhe përkrahjen e fëmijëve me inteligjencë të jashtëzakonshme. E, projekti Atomi është njëri ndër projektet më me rëndësi dhe interes kombëtar të vendit, të cilin shkolla “Mileniumi i Tretë” e ka përkrahur tani e disa vjet gjatë realizimit të shkollës verore të fëmijëve me mbi- inteligjencë.

Andaj, edhe tani bursat e shkollimit të ofruara nga Shkolla Mileniumi i Tretë mbulojnë kostot e shkollimit përgjatë gjitha viteve akademike të shkollimit të përfituesit, që përfshin edhe tekstet e materialet mësimore (2,100 – 2,300 EUR) dhe sigurimin e ushqimit rreth 600 EUR , e që në total rreth 2,700-2,900 EUR arrin vlera monetare për vetëm një bursë.

Këta fëmijë të përzgjedhur nga projekti Atomi mendohen të kenë inteligjencë superiore. Edhe në këtë projekt fillimisht kanë marrë pjesë gati 2000 fëmijë nga Kosova dhe pas tri testimeve te ndryshme grupore dhe individuale janë përzgjedhur 54 atomistë. Pasi që në bazë të pikëve të arritura nga 54 finalistët e projektit Atomi, Arditi ishte i dyti dhe ai ka shprehur interesimin për drejtimin matematikor. Ky projekt e ka përzgjedhur Arditin si njërin nga dy bursistët që do të vijojnë shkollimin e mesëm të lartë në shkollën “Mileniumi i Tretë” në Prishtinë në drejtimin matematikë-informatikë.

Duhet po ashtu të përmendet se Arditi edhe gjatë viteve të kaluara ka marrë pjesë në gara të ndryshme në lëndën e matematikës, gjuhës angleze etj dhe ka qenë në mesin e më të mirëve. /2L ONLINE/