Edhe një sqarim mbi konfuzitetin e krijuar tek studentët në UP
Përsëri disa portale dhe disa gazetarë autodidakt po mundohen që të krijojnë amulli tek studentët me çyfyret e tyre, duke i larguar nga kërkesat reale.
Ky dokument fakton që Senati i UP-së më 25 Nëntor 2014 morri vendim që të ketë afate shtesë(Prill, Nëntor) dhe që nga ajo kohë nuk ka pasur plotësim-ndryshime në këtë pikë nga Senati, që nënkupton se afatet shtesë vazhdojnë të jenë në shërbim të studentëve.
Veqse, në këtë miratim ceket që afati i Prillit është me 1 provim, ashtu edhe si i Nëntorit, mirëpo ky afat nuk shërben për zënien e kushtit.
Pra kërkesat reale të studentëve në këtë pikë duhet të jenë:
1. Regjistrimi i vitit të dytë akademik me 70% të kredive dhe gjegjësisht vitit të tretë me 40% të kredive, sipas Kartës së Studimeve të Bolonjës.
2. Afati i Nëntorit, që deri më tani si metodikë e zbatimit ka qenë në Tetor të jetë afat i cili i mundëson arritjen e kushtit.
3. Largimi i rektorit në rast të mos-zbatimit të kërkesave të studentëve.
Studentët po e kapin karremin e propagandave dhe dezinformatave duke luftuar për afatet shtesë, e po i harrojnë kërkesat reale cilat duhet të jenë, e që i specifikova pak më lartë ( dhe disa tjerave, bije fjala tek absolventët).
Pra, edhe njëherë, rektori dhe Senati duhet ta dijnë që marrëveshjet që miratohen dhe ratifikohen aty duhet të jenë konform interesave studentore, se tek e fundit Rektorati, Këshilli Drejtues, Senati dhe gjithë njësitë akademike me staf, funksionojnë dhe jetojnë vetëm në saje të ekzistencës e prezencës së studentave.
Pa studentat, godinat e kampusit mund të mbesin si hambar i mushkonjave dhe rregulloret e nxjerra mund të shërbejnë vetëm për letra higjienike!
Albrim Badallaj – (ish-Kryetar I Unionit te Studenteve Shqiptare)
Sekretar I Pergjithshem I Organizates per Veprim dhe Progres

