Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare ka bërë të mundur që futbollisti 17-vjeçari Florent Shehu, të bëhet pjesë e klubit. Shehu ka nënshkruar kontratë trevjeçare.
Në sezonin e ardhshëm (2018-2019) ai do të jetë do jetë pjesë e skuadrës së të rinjve të Lazios.
Shehu më parë, ka qenë pjesë e disa akademive të skuadrave të njohura evropiane si Barcelona, Vlanecia, Baseli dhe Levante.
Ai luan si sulmues krahu. Shehu ka pasaportë franceze dhe zvicërane, por ka preferuar të luajë për përfaqësuesen helvete.