(2L ONLINE) – Në luftën e Sirisë mësohet se ka humbur jetën një shqiptar nga Kosova. Bëhet fjalë për 19 vjeçarin Patriot Matoshin. Lajmi është bërë i ditur nga burime të afërta së të vrarit nga fshati Velekincë, komuna e Gjilanit.
Siç mëson 2l ONLINE, familja Matoshi, lajmin për vrasjen e djalit të tyre , mësohet se e kanë marrë vesh gjatë ditës së sotme, kur shokët e Patriotit me të cilët ka qëndruar në Siri, i kanë njoftuar familjarët duke u thënë se ‘’djali u ka rënë Shehid’’. /Edona Jerliu/2LONLINE/