DYLON

Edhe një projekt nga NOPM

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Organizata  Jo-Qeveritare NETWORK  OF PEACE MOVEMENT –“NOPM “, ka filluar implementimin e  projektit  “Monitorimi i rasteve të kontesteve pronësore, zbatimi i gjuhës në seanca dhe përmirësimi i pjesëmarrjes  së komuniteteve jo-shumicë në sistemin e drejtësisë”. Projekt ky   i financuar nga  Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC), me fonde nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Qëllimi i këtij projekti  është që  t’iu mundësoj qytetarëve, veçanërisht atyre jo-shumicë, shoqërisë civile, dhe grupeve të tjera të interesit, të ndërtojnë një qasje demokratike sa i përket të drejtave të tyre në lidhje me sistemin e drejtësisë.

EkoHigjiena

Gjithashtu  qëllim tjetër është sigurimi i përputhshmërisë së së gjuhës dhe zbatimin e të drejtave pronësore, gjithashtu qasjen e qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe ngritjen e njohurisë për komunitetet jo-shumicë në lidhje me të drejtat e tyre pranë Degës së Gjykatës Themelore në Kamenicë.

Monitoruesit e OJQ-së, kanë filluar të monitorojnë një numër të seancave , lëndët  të  cilat janë në proporcion me rastet më të zakonshme  që kanë të bëjnë me rastet e pronës në Gjykatën Themelore të Kamenicës .

Në kuadër të projektit do të organizohen katër tryeza të rrumbullakëta mbi të drejtat dhe detyrimet e institucioneve publike dhe gjykatave në drejtim të njëri – tjetrit si dhe me  diskutime mbi përputhshmërinë e gjuhës , informatave dhe çështjeve të  pronës dhe të drejtave të banimit. Përpos tryezave OJQ-“NOPM”,do të organizojë një vizitë  gjykatës ” Dita e Hapur ” për nxënësit e shkollave të mesme , të rinj, anëtarë të  shoqërisë civile dhe qytetarët e komuniteteve jo-shumicë.

Në përfundim të projektit  do të organizohet  një konferencë për shtyp për të paraqitur dhe shpërndarë  raportin  mbi gjetjet në seancat e monitoruara  në Gjykatën Themelore e Kamenicës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.