DYLON

Edhe një mundësi zhvillimi për bizneset e Kosovës

Edhe një mundësi zhvillimi për bizneset e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Rritja e mundësive të zhvillimit të bizneseve anëtare të Odës së Afarizmit të Kosovës ishte arsyeja e takimit me përfaqësueset e South Central Ventures, znj. Tatjana Zabasu dhe Ivana Stankovic.

Anëtarët e bordit të OAK-së prezentuan arsyet e themelimit të odës si dhe punët e vazhdueshme për krijimin e një klime më të mirë të bërit biznes. Duke theksuar që Kosova ka nevojë për investitorë që ndihmojnë në zhvillimin e bizneseve aktuale si dhe rritjen e punësimit.

Takimi me South Central Ventures është fokusuar për informim dhe ndihmë të bizneseve anëtare. Përfaqësueset e South Central Ventures prezentuan fondin që funksionon që nga viti 2015 dhe ka në dispozicion rreth 40 milion euro për investime. Fokus kanë investimin në bizneset e sektorit të teknologjisë që kanë ideja inovative dhe potencial të depërtojnë jashtë vendit. Përveç këtyre investojnë edhe në rritjen e punësimit si dhe zhvillimin e bizneseve përmes teknologjive përkatëse.

EkoHigjiena

Gjithashtu, përfaqësueset e ENIF Funds përgëzuan odën për misionin që ka dhe iniciativa për gjetjen e mundësive të reja për zhvillimin e bizneseve. OAK do ti informojë bizneset anëtare për këto mundësi të reja. Oda e Afarizmit të Kosovës u përfaqësua nga kryetari i bordit Skënder Krasniqi, Nënkryetari i bordit Arsim Selmonmusaj, Sekretari i bordit Diamant Elshani, anëtari i bordit Hasan Gigollaj, koordinatorja Qëndresa Ibrahimi, zyrtaret Mirjeta Shala, Rreze Cana dhe Vanesa Gashi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.