DYLON

Edhe një muaj ujë! Aplikohen reduktimet (vendbanimet dhe orari)

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Drejtues të Kompanisë Rajonale për Ujë “Hidromorava”, kanë njoftuar për aplikimin e reduktimeve më të ashpra që kanë filluar t’i ndërmarrin si masë për të dal nga gjendja e rëndë, për shkak të situatës së vështirë në të cilën ndodhet qyteti i Gjilanit sa i përket furnizimit të qytetarëve me ujë të pijes, sidomos pas kësaj periudhe pa reshje.

Aktualisht niveli i ujit në Liqenin e Përlepnicës që njëherësh është edhe burimi kryesor i furnizimit me ujë për qytetin ka rënë shumë dhe mungesa e të reshurave atmosferike po e vështirëson akoma  këtë gjendje

EkoHigjiena

Fillimisht, nga sot, për pesë ditë me radhë do të aplikohet ky orar i reduktimeve për këto lokalitete edhe atë duke filluar nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Përlepnicë
Shillovë ( të dyjat)
Velekincë
Livoç i Ultë
Kufcë e Ultë
Kufcë e Epërme dhe
Zabel i Sahit Agës

Përndryshe, drejtues të Hidromoravës kanë apeluar për shfrytëzim sa më racional të ujit të pijes dhe të mos e keqpërdorin, ndërsa kanë mbuluar qytetin me posterë, në të cilën paralajmërohet se nëse vazhdon kjo gjendje, ujë të pijes nga Penda e Përlepnicës mund të ketë vetëm edhe për një muaj, andaj apelohet për kujdes maksimal gjatë përdorimit të ujit.

Shpresa e vetme mbeten reshjet të cilat mund ta zbusin problemin, në të kundërtën nëse kemi këtë gjendje pa të reshura atëherë situata mund të përkeqësohet edhe më shumë ngase duke u ulur niveli edhe më shumë, mund të paraqiten probleme serioze në trajtimin e ujit

Përndryshe, nëse niveli bie në 9 metra të fundit të akumulacionit në Përlepnicë, teknikisht nuk mund te përdoret uji për shkak të kualitetit të tij në fundin e liqenit dhe për këtë arsye ky vëllim i mbetur ndryshe njihet edhe si vëllim i vdekur i akumulacionit. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.