DYLON

Edhe një dorëheqje në PDK

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Si duket ish kryetari i Degës së PDK-së së Gjilanit,  Izmi Zeka dhe nënkryetari i Degës së PDK-së Qemajl Mustafa, me dorëheqjet e tyre nga këto pozita që mbanin, e kanë ngrehur siç thuhet në popull “këmbën zvarrë”, pasi po vazhdon vala e dorëheqjeve nëpër struktura të partisë. Ditë më parë kishte dhënë dorëheqje Fatmir Daku, nga të qenit kryetar i nëndegës së 19-të, e tani dorëheqje nga pozita e kryetarit të nëndegës së 6-të, Lagja “Kodra e Dëshmorëve”, ka dhënë edhe Shaqir Ukshini.

Ai në shkresën e tij, drejtuar kryesisë së Degës së PDK-së në Gjilan, ka njoftuar për aktin e ndërmarrë dhe arsyet pse e ka bërë një gjë të tillë.

EkoHigjiena

Në letër-dorëheqjen e ofruar të Ukshinit, që mbanë datën e sotme, e që e ka siguruar Portali 2LONLINE, thuhet se duke e pa situatën e krijuar në PDK, ai jep dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të nëndegës në fjalë dhe më pas edhe ka numëruar, siç thotë ai, faktorët që e kanë sjellë deri te ky vendim i tij.

“Përcaktimi i paqartë i një numri të funskionerëve dhe aktivistëve të partisë, menaxhimi dhe angazhimi jo në nivelin e dëshiruar të Degës, së paku që nga viti 2010 e deri më sot, Qeverisja lokale jo sipas programit dhe strukturave të PDK-së, por me të tjerë, sidomos në mandati ne dytë (2010 – 2013), si dhe ndërhyrjet e shpeshta nga niveli qendror në Degën e Gjilanit, ku nuk zbatohej statuti i partisë e as rregulloret”, janë disa nga arsyet që i ka numëruar Ukshini.

Ai ka thënë tutje se e ka marr këtë vendim me bindjen se do të gjen mirëkuptim edhe në nëndegën të cilën e ka udhëheqë deri më sot, me këtë rast, i ka falënderuar për punën e palodhshme të gjithë anëtarët e kryesisë së nëndegës.

Përndryshe, as Shaqir Ukshini sot e as Fatmir Daku, në dorëheqjen e djeshme, nuk kanë sqaruar për angazhimet e tyre në të ardhmen, kur është në pyetje politika, por se nuk përjashtohet mundësia e lëvizjeve të reja në skenën politike të Gjilanit, aq më parë kur, burimet e Portalit 2lonline brenda PDK-së bëjnë të ditur se trendi i dorëheqjeve nëpër nëndegë do të vazhdojë edhe në ditët tjera dhe se nuk përjashtohet mundësia që të dorëhequrit, me përkrahës të tyre, të ndërrojnë ambientin politik, duke u larguar krejtësisht nga të qenit në PDK. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.