DYLON

Edhe një aksion tjetër qytetar në Velekincë, ngjyrosen shtyllat përgjatë trotuarit

Edhe një aksion tjetër qytetar në Velekincë, ngjyrosen shtyllat përgjatë trotuarit
Avatar photo Redaksia

Pasi ditë më parë kishin ndërmarrë një aksion për pastrimin e ambientit, anëtari i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Fadil Ademi, ka bërë me dije se, bashkë edhe me disa qytetarë tjerë, në Velekincë të Gjilanit, i ngjyrosën shtyllat përgjatë trotuarit, duke e bërë këtë hapësirë më të bukur, më të dukshme dhe më të sigurt për këmbësorët.

Sipas Ademit, kjo nismë nuk ishte vetëm për pamjen e vendit, por edhe për sigurinë e qytetarëve, pasi ngjyrosja e shtyllave ndihmon që ato të dallohen më mirë gjatë natës, duke lehtësuar lëvizjen e këmbësorëve në trotuar dhe duke kontribuar në një komunikacion më të sigurt për të gjithë.

EkoHigjiena

“Faleminderit secilit që u bë pjesë e këtij aksioni me punë dhe përkushtim. Mirënjohje e veçantë për Biti Bau, që na siguroi materialet dhe pajisjet e nevojshme për ta realizuar këtë nismë. Kur bashkohemi për të mirën e përbashkët, çdo punë bëhet më e lehtë dhe çdo ndryshim ka më shumë vlerë”, ka thënë Fadil Ademi, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit.  /2LONLINE/